Është shtyrë seanca e parashikuar për të premten ndaj ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi e Besa Baftiu lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Shqyrtimi ka nisur me vonesë për shkak të mungesës së dëshmitarit, e më pas edhe është shtyrë.
Trupi gjykues ka provuar të kontaktojë me udhëheqësit e Policisë së Kosovës, raporton DTV.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se trupi gjykues ka vendosur të vazhdojë me shqyrtimin e metutjeshëm të seancës, me prova të tjera.