15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Reka me fjalë rasti para Këshillit të qytetit të Nju Jorkut

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka mbajtur fjalim para Këshillit të qytetit të Nju Jorkut me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“I nderuar, t’i drejtohesha Këshillit të qytetit të Nju Jorkut, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dje në mbledhjen e veçantë kushtuar këtij përvjetori të rëndësishëm të shtetësisë sonë. Seancën e këshillit të qytetit të Nju Jorkut, e hapi dhe e udhëhoqi veprimtari ynë, Mark Gjonaj – ish këshilltar i Nju Jorkut – ku folën edhe këshilltarët, David Carr, Robert Holden e Marjorie Velaszquez”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Pas ndarjes së mirënjohjeve për veprimtarët shqiptaro-amerikan, u shfaq një program kulturor me këngë dhe valle të Kosovës.

“Këshilli i qytetit të Nju Jorkut, kështu iu bashkua festimit të ditëlindjes së 15-të, të Republikës së Kosovës. Kryeqendra e botës, frymoi me Kosovën”, ka shkruar ambasadori Reka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.