/

Inspeksioni në Prishtinë largon terracat pa leje në qendër të qytetit

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike të cilat po shfrytëzoheshin, pa leje, nga biznese të ndryshme në kryeqytet.

Aksioni i radhës ka patur cak disa lokale në qendër të qytetit

“Këto ditë, në koordinim dhe me mirëkuptimin e plotë edhe të pronarëve, janë larguar terrasat/konstruksionet të cilat ishin vendosur në trotuarin përgjatë rrugës Luan Haradinaj (përballë Stacionit të policisë)”.

“Gradualisht por me shumë përkushtim, Drejtoria e Inspeksionit po ua rikthen hapësirat qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në një njoftim të kësaj drejtorie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.