Kosova i vetmi shtet në Evropë pa gazetë

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se Kosova është i vetmi shtet pa gazetë.

“Po të pyetesha unë, një nga kriteret për integrim në Bashkimin Evropian, do ta vendosja kriterin që vendi me një milion e gjysmë banorë, të ketë së paku tri gazeta ditore. Pse? Sepse vendi që ka shtatë universitete publike e pa asnjë gazetë ditore, thjesht nuk është vend”.

“Nëse në 100.000 studentë nuk gjenden 10.000 lexues, pyetja shtrohet se sa ata janë studentë. Ndërsa për profesorët kriteri duhet të jetë më rigoroz: nëse nga 3000 profesorë universitarë, nuk gjenden 2000 lexues të rregullt të gazetave ditore, pyetja shtrohet, sa ata janë profesorë”.

“Sigurisht e kam fjalën për gazeta të mirëfillta jo për kobure të partive ose grupeve kriminale, siç kanë qenë disa nga gazetat e shkuara”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.