Krasniqi: Pergamena e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës është mbi 200 vjet e vjetër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në vigjilje të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka treguar se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër.

Krasniqi përmes një video, ka thënë se e gjithë puna është bërë nga Shyqri Namani, i cili për 16 orë punë e ka përfunduar shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë.

“Besoj se të gjithë i keni pa pamjet e artistit tonë të shquar profesor Shyqri Namani, duke shkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

“Por a e dini se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër. Kjo pergamenë e veçantë i është bërë dhuratë shtetit tonë nga Muzeu i Londrës në Angli”.

“Profesor Shyqri Bytyqi që ka bërë një punë fantastike në shkrimin e tij, e ka filluar punën në mbrëmjen e 16 shkurtit dhe mbas 16 orësh punë e ka përfunduar shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë. Deklarata origjinale që nga 17 shkurti 2008 gjendet në kuvendin e Kosovës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.