/

Real Madrid nis punën për pasuesin e Benzema, dy profile në horizont

Real Madrid vijon punën për përforcimin e skuadrës dhe tashmë në skenë janë shfaqur dy emrat kryesorë për sulmin.

Kampionët e Botës për klube pritet të jenë përsëri aktiv në merkato gjatë verës dhe tani po kërkojnë për pasuesin ideal të Karim Benzema.

Dusan Vlahovic dhe Richarlison janë dy profilet kryesore dhe që kryesojnë listën e dëshirave të presidentin Perez dhe jo vetëm.

Sulmuesi i Juventus është një dëshirë edhe e trajnerit italian Ancelotti, i cili ka simpati për serbin dhe për të mbërritur te shërbimet e 23-vjeçarit asgjë nuk duket e pamundur. Juventus nuk po kalon një sezon të qetë, kjo për shkak të problemeve dhe penalizimit nga Federata, çfarë mund të sjellë edhe një kushtëzim të drejtuesve për disa lojtarë, të cilët në mungesë të kompeticioneve europiane sezonin e ardhshëm mund të kërkojnë largimin.

Njëri prej tyre është Vlahovic, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.

Në krahun tjetër, Richarlison gjithashtu është një profil i cili tërheq shumë vëmendje, por situata e brazilianit është disi më e ndërlikuar.

Në Londër, drejtuesit e Tottenham po presin të ardhmen e Kane, me këtë të fundit që gjithmonë ka qëndruar në pjesën e sipërme të thashethemeve për një largim të mundshëm dhe nëse anglezi largohet, atëherë “Spurs” vështirë se mund të privohen nga shërbimet e Richarlison.

Real Madrid është një prej skuadrave më të “fiksuara” pas brazilianëve dhe mund të lëvizë shumë karta nëse do të ishte e nevojshme për të arritur te Richarlison, i cili prej vitit 2017 luan në Premier League, ndërsa u transferua në Londër në verën e kaluar.

Kartoni i 25-vjeçarit llogaritet rreth 60 milionë euro dhe deri në përfundimin e sezonit aktual, drejtuesit madrilen do të kenë kohën e mjaftueshme për të marrë një vendim përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.