Vitia takon Lladrovcin, flasin për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Drenasit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vazhduar me vizitat në funksion të rritjes së kapaciteteve shëndetësore, me theks të veçantë realizimit të investimeve kapitale të cilat do të realizohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH njoftojnë se sot u prit në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin bashkëbiseduan lidhur me projektet të cilat do të ngrisin cilësinë dhe gamën e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit. Temë kryesore e bisedës ishte ndërtimi i QKMF-së, por edhe mundësitë tjera që qytetarëve t’u ofrohet infrastrukturë cilësore në nivelin primar të shëndetësisë.

Ndërkaq Lladrovci e njoftoi Vitinë se sivjet është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë, si dhe se në këtë komunë shërbimet shëndetësore ofrohen nga 40 mjekë dhe 94 infermierë në QMF-të e Drenasit.

Që të dy u dakorduan për një bashkëpunim më efektiv sa i përket aspektit infrastrukturor apo edhe të furnizimit me pajisje shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.