Zyra e kryeministrit realizoi vetëm 58 për qind të aktiviteteve, Ministria e Financave më dobët

Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e realizimit të aktivitetve të cilat ishin paraparë të përfundonin në periudhën janar – dhjetor 2022 sipas Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë së Kosovës -15 Ministrive dhe Zyra e Kryeministrit.

Sipas FOL-it, Qeveria e Kosovës ka, Zyra e kryeministrit, ka realizuar rreth 58 për qind të aktiviteteve.

Mexhide Demolli- Niman nga Lëvizja FOL, tha për DTV se Ministria e Punëve të Jashtme nuk i ka ofruar të dhënat e kërkuara.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal ka realizuar 95 për qind të aktiviteteve. Ministria e Mbrojtjes, me 85 për qind, ndërsa Ministria për Komunitete dhe Kthim, është 83 për qind. Pak më dobët, është ministria e Bujqësisë me 73 për qind, aq sa ministria e Ekonomisë me 72 për qind”, tha ajo.

Me performancë më të dobët dhe me pak aktivitete të realizuara gjatë kësaj periudhe po del të jetë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.