Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku përmes një videoje ka uruar Kosovën në 15 vjetorin e Pavarësisë duke theksuar se 17 shkurti është kulmim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për liri, pavarësi e demokraci.
“Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë”, ka thënë Abdixhiku.
Kjo ditë sipas Abdixhikut është arritja më e madhe e Kosovës pas një një rrugëtimi sa krenar aq edhe i dhimbshëm.
“Në këtë ditë kujtojmë aktin themeltar të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, sakrificën e Jasharve, sakrificën kolektive”, ka vijuar ai.
Ndër të tjera ka thënë se kjo ëndërr e ky rrugëtim duhet të vazhdojë me po aq përkushtim.
“Sepse ky rrugëtim s’ka kthim mbrapa. Sepse Kosova, atdheu ynë, është i përhershëm. Sepse Republika është e pavdekshme. Urime dita e Pavarësisë Kosovë. Të paçim përgjithmonë”.