Sharr Travel mbush Shqipërinë me turistë kosovarë për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

As një e as dy.

Janë gjithsej 20 autobusë ultra modern që kompania më e madhe turistike, Sharr Travel, i nisi për në bregdet.

Shqipëria po i pret me rastin e përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Kosovës sivjet.

“Në këtë 15-vjetor ne sot po marshojmë drejt shtetit amë për të festuar shqip, për të kënduar shqip, për t’u ushqyer shqip me rreth 2 mijë qytetarë të Kosovës apo rreth 20 autobusë të cilët po e shihni janë autobusë të modelit të fundit të cilët “Sharr Travel” i ka nxjerrë në treg vetëm e vetëm për të plotësuar kërkesat e qytetarëve e në të njëjtën kohë për t’iu ofruar siguri në udhëtim, komoditet, por mbi të gjitha të kenë edhe një udhëtim të standardit evropian edhe brenda trojeve shqiptare”, ka thënë ai.

Klientët shprehen të kënaqur me gjithçka që u ofron Sharr Travel.

“Me ‘Sharr Travel’, jemi të kënaqur shumë sepse na jep kushte të mira dhe i ka autobusët e mirë edhe kem besim të plotë për të udhëtuar me ta. Edhe çmimet janë të mira sidomos ëpr neve pensionisteve, janë shumë të volitshme”.

Pronari i Sharr Travel ka një uratë për ta.

“Urojmë qytetarëve të Kosovës të festojnë sonte, janë grupet e njohura të Kosovës si Hekuran Krasniqi, Pro Band, ku e di unë ka shumë e shumë këngëtarë të tjerë Sabri Fejzullahu, dhe të tjerë plot e plotë duke përfshirë edhe Albina Kelmendin, andaj sonte të gëzojnë të festojnë, të ushqehen shqip dhe mbi të gjitha uroj që qytetarët e Kosovës t’i bashkohen Sharr Travel në vitin 2023 edhe më tepër sepse jemi të përgatitur jashtëzakonisht mirë që të shërbejmë për qytetarët, të ofrojmë komoditet, të ofrojmë siguri. Kemi hotelet më të mira, hotelet me pesë yje në Shqipëri, kështu që së bashku të kalojmë këtë festë”, ka shtuar Kurtishaj.

Udhëtoni dhe rezervoni me Sharr Travel.

Përjetoni me ne bukuritë e të gjitha stinëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.