Analistja politike, Afërdita Maliqi në emisionin n’Pikë në DTV, ka folur për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Ajo ndër tjera thotë se, e mira e Ibrahim Rugovës, është se ka formu Lidhjën Demokratike të Kosovës që në fakt ishte një lëvizje popullore.
Maliqi flet për konferencat e shtypit që mbante Rugova në selinë e tij.
Ajo tregon se çfarë mendimi kishte atëherë dhe tash për Rugovën.
Maliqi kujton fjalinë e fundit që e thonte Rugova “Zoti e bekoftë Amerikën”, por edhe fjalën “Pavarësi”.
Megjithatë ajo thekson se pa UÇK-në nuk do u bënte shteti i Kosovës.