Milaim Zeka i emocionuar përmend më meritorët që sollën lirinë e Kosovës – Vjosa e Albini të pa fytyrë e pa karakter!

Gazetari dhe analisti politik, Milaim Zeka në emisionin n’Pikë në DTV, ka folur për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ai ndër tjera në këtë emision ka përmendur edhe emrat e atyre që janë më meritorët për lirinë e Kosovës.

Ai përmend UÇK-në, Adem Jasharin, Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.

Këta sipas tij janë më meritorët për ditën e pavarësisë.

Zeka thotë se nuk ka njeri në këtë botë që mund të flas për 28 nëntorin e vitit 1912 pa e përmend Ismail Qemalin.

Ai ndër tjera përmend edhe Hashim Thaçin që ishte i dënuar me 15 vjet burgim, ku shton se nuk mund të flasësh për pavarësinë e Kosovës, datën 17 shkurt 2008 pa e përmend emrin e Hashim Thaçi.

Ai zhgënjehet nga Albin Kurti e Vjosa Osmani që nuk e përmenden Thaçin në ditën e pavarësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.