Ka një jetë që ia kushtuar profesionit të gazetarisë. Gazetari nga Beogradi, Rade Radovanoviq, gjatë viteve te 90-ta kaloi nëpër shumë sfida.
Ai ishte nga zërat e rralle në Serbi që e kundërshtoi regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slobodan Miloseviq, i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”.
Në atë kohë Radovanoviq ne mënyre të guximshme po raportonte për krimet që po kryente ushtria serbe në Kosovë.
E kjo atij i kushtoi me largim nga puna në Radio Televizionin e Beogradit.
Ai madje u akuzua nga regjimi serb si tradhtar i Serbisë.
“Të raportoje gjatë viteve të 90-ta në Serbi ka qenë shumë e vështirë për shkak të ndikimit që kishte pushteti atëhershëm mbi mediat. Shoqatat tona te gazetareve dhe sindikatat ishin të përçara për shkak se disa kanë qenë pro regjimit te Millosheviqit dhe disa kanë qenë kundër. Ata qe kanë qenë pro pushtetit kanë bërë ashtu siç janë urdhëruar kurse ne të tjerët nuk i jemi bindur asaj politike. Për këtë arsye mua më larguan puna, por edhe nëse nuk do të më largonin, do të largohesha vetë, për shkak se nuk po raportohej drejte. Ishte një regjim i tmerrshëm nacionalist”, deklaroi Radovanoviq.
Beteja e tij për drejtësi ka vazhduar edhe në periudhën e pas luftës.
Por krahas punës profesionale kishte dhe lidhje miqësore me shiptarët.
Andaj uroj edhe mikun e tij kur Kosova u bë shtet.
“Veprimin e pare që bëra atë ditë e morra në telefon mikun tim, aktorin e njohur Enver Petrovcin dhe ia urova pavarësinë e Kosovës. Atij ia thash me shaka që të mos thotë se askush nga Serbia nuk ia ka uruar pavarësinë. Kujtoi gjithashtu se atë ditë në Beograd shpërthyen protesta nga grupe të ndryshme nacionaliste, ku u sulmua edhe Ambasada Amerikane. Më vjen shumë keq që si pasojë e protestave të dhunshme humbi jetën një i ri në Beograd”, shtoi ai.
Gazetari serb tregon edhe një histori që lidhet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, gjatë kohës sa ky i fundit ishte i burgosur në burgun e Pozharevcit.
“Gjate bombardimeve e kam marre vesh qe Albin Kurti ishte burgosur ne burgun Pozharevcit. Një koleg i imi, Jugoslav Cosiq, më tregoi se kishte vendosur të shkonte ta intervistonte atë. Gazetari Cosiq nuk u lejua të shkonte i vetëm, ai u shoqërua nga disa zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët ishin shumë të çuditshëm. Ata e detyruan kolegun tim ti shtroj pyetje provokative Albin Kurtit. Sjellja e zyrtarëve ministrisë ishte me të vërtetë primitive, ata e provokonin vazhdimisht Kurtin dhe i bënin pyetje atij. Albin Kurti refuzoi t’i përgjigjet atyre, duke i thënë se nuk flet me persona zyrtare”, tha Radovanoviq.
Ai, tregon që gjatë tërë angazhimit si gazetar ka bërë aq sa ka mundur që të evitoheshin luftrat në Ballkan.
Këtu thotë që me punën e tij mund të flasë me kokën lartë për shkak të ndërgjegjes së pastër.