Prishtina njihet si qytet në të cilin ka shumë komunikacion, kjo për arsye të qarkullimit të shumtë.
Pengesë për qytetarët shpesh janë edhe parkimet e veturave në vende jo të përshtatshme.
Gjatë mëngjesit të sotëm, në rrugën “Muharrem Fejzë”, në kryeqytet ka filluar vendosja e disa pengesave, tek shiriti për biçikleta.
Një gjë e tillë është bërë për arsyen që të pengohet parkimi i veturave në atë pjesë, e sidomos i taksive.
Kjo pasi që, ky veprim është një kthyer në një dukuri e cila po përsëritet çdo ditë dhe po pengon lëvizjen e qytetarëve me biçikleta.
Më poshtë gjeni videon në të cilën shihet një pjesë e kësaj punë.