Skenderaj: Mbi 12 milionë euro dëme nga përmbytjet

Mbi 12 milionë e 203 mijë euro janë dëmet që i ka pësuar komuna e Skënderajt si pasojë e përmbytjeve që ndodhën më 19 janar atje.

Kështu deklaroi kryetari i kësaj komune, Fadil Nura. Nura tha se me këtë rast janë të prekur 372 familje.

“Pas nënshkrimit të kërkesës zyrtare për kompensim të dëmeve, në një vlerësim ku ishin përfshirë njohës të fushave dhe ekspertë, duke vlerësuar kujdesshëm çdo humbje materiale, sot po u drejtohemi Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për vlerësim të dëmeve për fjalën përfundimtare”, tha Nura.

I pari i Skenderajt theksoi se ka bërë kërkesë tek Qeveria e Kosovës për kompensimin e dëmeve.

Si pasojë e vërshime që ndodhën një muaj më parë, më të prekur ishin: Skenderaj dhe Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.