Shoqata e Studentëve të Diplomuarve në Turqi (TUMED), ka filluar një fushatë donacioni për mbështetjen e viktimave të tërmeteve katastrofike që goditi në një masë të madhe Turqinë.
Kjo shoqatë ka njoftuar se ka siguruar bashkëpunimin dhe mbështetjen nga Telekomi i Kosovës, që do të ju mundësoj realizimin e këtij donacioni.
“Me anë të kësaj fushate, shoqata jonë ka siguruar bashkëpunimin dhe mbështetjen nga Telekomi i Kosovës, që do të mundësoj realizimin e kësaj donacioni të dhurimit për përkrahjen me SMS në Republikën e Kosovës e cila planifikohet të jetë një shumë simbolike prej një (1) euro”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Për të kontribuar në këtë donacion, ju mund të dërgoni SMS me tekst “NDIHMO” në numrin 55554.
“Duke u bërë pjesë e kësaj donacioni, ju mund të bëheni shpresë e viktimave në vendet e prekura nga tërmeti. Mjetet e grumbulluara do të dhurohen drejtpërdrejtë në institucionin shtetëror Turke, AFAD – Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave”, thuhet në njoftim.