Zhdukja e mostrave të Deharit, Gashi: Kurti e Haxhiu s’duhet të intervistohen, qëllim kanë dëmtimin e reputacionit të tyre

Avokati Tomë Gashi, si avokat i familjes Dehari, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk kanë arsye të ftohen për intervistim nga Prokuroria Speciale, si të involvuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, raporton DTV.

Sipas Abazit, Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë nga kamerat dhe se, sipas tij, dihet qartë se kush i ka nxjerrë mostrat e Astrit Deharit dhe i ka zhdukur ato.

Mirëpo këto akuza, Gashi i quan deklarata politike, duke thënë se synim kanë dëmtimin e reputacionit të Kurtit e Haxhiut.

“Asnjëri nuk duhet të ftohet sepse Dejona Mihali e ka përmendur sepse sipas tij ajo jep urdhra gjë që nuk është e vërtetë sepse ne kemi parë që deputetë që secili ka fjalën e lirë dhe ne nuk jemi në diktaturë, secili e jep atë se çfarë mendon. Ai ka përmendur me qëllim të dëmtimit të reputacionit të mirë të tyre si të kryeministrit Kurti e ministres Haxhiu, por jo diçka konkrete nuk ka thënë, dhe ai e ka obligim ligjor që nesër t’ia sqarojë Prokurorisë Speciale involvimin eventual të gjithëve atyre që i ka përmend por unë sa e kam kuptuar, ky (Haki Abazi) i ka përmend në konotacion politik që sipas tij po e ngulfaten demokracinë në Lëvizjen Vetëvendosje, gjë që janë çështje politike dhe që nuk ndërlidhen fare me rastin e zhdukjes së motrave të Astrit Deharit”, tha Gashi

Ai ka thënë se ka dorëzuar kërkesë në Prokurorinë Speciale, që të marrë pjesë kur do të merret në pyetje deputeti Haki Abazi. Sipas Gashit, deputeti i VV-së nuk e ka thënë asgjë të re, dhe se zhdukja e mostrave është zbuluar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Po faktikisht javën e kaluar zotri Abazi në një konferencë për media ka deklaruar që sipas tij e unë e kam kuptuar që ai po aludon që ka incizime çfarëdo të jenë e që kanë të bëjnë me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, mostra që janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe që kjo është bërë e ditur për zhdukjen e mostrave më 8 dhjetor të vitit të kaluar, por nuk do të thotë se atë ditë janë zhdukur sepse mostrat janë zhdukur shumë më herët dhe të shohim se çfarë prova konkrete mund të ketë zotri Abazi”, u shpreh Gashi.

“Unë kam bërë kërkesë sipas dispozitave ligjore që të jem prezent në momentin kur ai do ta jap këtë deklaratë në cilësinë e dëshmitarit dhe të shohim se çfarë po thotë. Në prizmin tim asgjë të re nuk ka thënë Haki Abazi, vetëm i ka ripërsëritur ato që ne i dimë dhe politizimi i rastit nga ana e tij është se këtë e tha në ditën kur është shkarkuar nga dy Komisionet Parlamentare. Haki Abazi një sqarim duhet ta jap nesër Prokurorit të rasti; çfarë prova ka konkretisht ai që mund ta identifikojnë ata që i kanë zhdukur mostrat e Astrit Deharit gjë që është punë e mirë, por e ka edhe obligim ligjor”, u shpreh Gashi, teksa supozon se Abazi mund të ketë kryer vepër penale, gjë që ndodh në rastet kur nuk zbulohen provat.

“Dikush që ka prova dhe nuk i zbulon te prokuroria, në rastet e caktuara mund të jenë vet konsumues të veprës penale, por unë prapë po them se të gjitha sqarimet në prizmin ligjor do t’i jap prokuroria Speciale e Kosovës dhe duke e parë interesimin e madh, duhet edhe Prokuroria Speciale të jap një sqarim se çfarë konkretisht, se a ka kontribuuar ai në hetimin e këtij rasti penal apo jo”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.