I riu në Malishevë ushtron dhunë ndaj nënës, 60 vjeçarja kërkon ndihmë në Polici

Një rast i dhunës ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Bellanicë të Malishevës, ku një 36-vjeçar është denoncuar nga nëna e tij për dhunë në familje.

I riu po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 60-vjeçare, ndaj të cilës ka ushtruar dhunë, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar djalin e saj në Polici, ku ka rrëfyer për rastin e rëndë që i ndodh. Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.