Reprezentuesi italian Jorginho është kthyer për të folur edhe njëherë për kalimin e tij nga Chelsea te Arsenali, një operacion që u mbyll në afatin kalimtar të janarit.
Në një intervistë të dhënë për “DAZN”, ish-lojtari i Napolit ka thënë se pas disa bisedave me drejtuesit e Chelseat, e kuptoi se nuk është pjesë e planeve të tyre, përcjellë DTV.
“Bisedova me drejtuesit e Chelseat dhe e kuptova që nuk ishe pjesë e planeve të tyre. Nganjëherë duhet ta pranoni kur jeni jashtë një projekti, gjërat prekën fundin.”, tha ai.
Në lidhje me vendimin për t’iu bashkuar pikërisht rivalëve të Chelseat, Arsenalit, Jorginho ka deklaruar se e bëri këtë për ta bërë një hap më tutje në karrierën e tij.
“Doja të avancoja në karrierën time dhe projekti i Arsenalit me tërhoqi shumë. Vërtetë më pëlqyen idetë e tyre.”, shtoi ai.
Jorginho ka bërë tri paraqitje deri më tani me skuadrën e Mikel Artetas.