Osmani bisedon me Steinmeier: Është krijuar momentum i veçantë për dialogun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka realizuar bisedë telefonike me presidentin federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, si pjesë e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve aleate.

Nga presidenca kanë njoftuar se është biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, dialogun me Serbinë, marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Presidenti Steinmeier ka vlerësuar procesin e reformave në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur përkrahje për rrugën euro-atlantike të vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, sa i përket procesit të dialogut me Serbinë bëhet e ditur se të dyja palët u pajtuan për momentumin që eksiton në këtë proces pas propozimit evropian, që mbështet edhe nga ShBA-të.

“Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, bashkëbiseduesit u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të, ndërkaq Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në fund të komunikatës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.