Pjetër Shala: Jam i pafajshëm, akuzat ndaj meje janë shpifje dhe trillime

Në Hagë po zhvillohet gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili akuzohet për krime lufte.

Pas pyetjes së prokurorisë, Shala ka thënë që ai i kupton akuzat më të cilat ngarkohet, por që nuk i pranon.

“I kuptoj por nuk i pranoj të gjitha janë shpifje dhe trillime. Jam i pafajshëm”, ka thënë Shala.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.