“Dëshpërohet” Rron Gjinovci, nuk i funksionon 3G-ja në telefon: Çfarë shteti komplet i dështuar

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci duket “i bindur” se shteti i Kosovës është “i dështuar”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka shprehur mllefin e tij pas ndaljes së rrymës dhe ujit, duke shtuar se ka paknaqësi edhe me operatorin publik telefonisë mobile.

“U nalë rryma n’pikë të nxehtit. Si rrjedhojë edhe uji. Po ashtu s’ka valë telefoni e as 3G se Vala s’e ka mirëmbajtë rrjetin qe 7 vjet, dmth s’ka baterija në shumicën e kryeqytetit. Dmth s’munësh me ofru rrymë, ujë dhe telefon/internet. Çka munësh me ofru ti o shtet? S’munësh kurgjo”, – mendon Gjinovci.

Madje, Gjinovci sygjeron që në Kosovë të kthehen organizata humanitare UNHCR.

“Kthene o vlla UNHCR le t’na shkepë ndihma, hajt mirë boll. Ju po boni shtet, kërdhelja juj. (S’di a del ky status se s’ka valë 3G veç pe provoj – qysh po tinglloj si me pas hupë najkah në shkretëtirë)”, – ka shkruar Gjinovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.