Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë pasur një përplasje mes vete për rastin Dehari. Pas fjalimit të Hisen Berishës, ministrja Haxhiu ngreh zërin dhe akuzon rëndë deputetin. Ministrja i thotë se ju (PDK), i keni duart e lyme me gjak dhe sipas saj nuk kanë të drejt të flasim për rastin Dehari sepse vdekja e tij ka ndodh në kohën sa PDK ishte në pushtet, raporton DTV.
“Shumë leht e keni bo me fol për Astrit Deharin. Marre marre. Nuk e keni provu nën lëkurën e jauj. Juve jau kisha ndalu me ligj me fol për Astrit e Arbnor Deharin. Ju keni qenë në qeveri kur është vra Astrit Dehari. Asnjë fjalë për Astrit Deharin. Ju i keni duart e lyme me gjak. Marre, duhesh me pas pak ftyrë”, janë fjalët që ministrja u degjua duke i thënë në Kuvend.