Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kanë procesuar pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike.
Murati ka thënë se ”shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit“.
”Janë 174, 642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni“, ka thënë Murati.
Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për t’i pyetur qytetarët “sa keni kursyer ju”.