Automatizohet bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe AKK-së

Në mënyrë që të lehtësohen proceset e punës Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia Kadastrale
e Kosovës kanë automatizuar Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme përmes web shërbimeve.

Pas disa muajve punë intensive është arritur të automatizohet qasja e ATK-së në databazën e AKK-së,
ky bashkëpunim po ashtu vendos procedurat, kushtet dhe kriteret për lehtësimin dhe shkëmbimin e
informatave nëpërmjet kanaleve të sigurta të komunikimit ndërmjet AKK-së dhe ATK-së.

ATK përmes arritjes së këtij bashkëpunimi do të ketë më të lehët veprimet e saj në vendosjen,
modifikimin apo lirimin e barrës tatimore tek tatimpaguesit borxhlinj. Kjo reformë konsiderohet si
vazhdimësi e avancimit të proceseve të punës në kuadër të reformës së Mbledhjes së Detyrueshme.
Në këtë proces ATK do të ketë një zyrtar kontaktues sa i përket kërkesave për hapjen/mbylljen e
llogarive të përdoruesve, mbikëqyrjen e sigurisë dhe çështjeve tjera të lidhura me qasjen dhe përdorimin
e të dhënave përmes ueb shërbimeve nga RDPP,- duke pas parasysh ndjeshmërinë e të dhënave të cilat
do të jenë të qasshme.

Veç kësaj kjo formë e bashkëpunimit do të krijojë procedura standarde të veprimit për ofrimin e
shënimeve, ku edhe do të definohet lloji i shërbimeve në nivelin teknik. AKK lejon që përdorimi i të
dhënave të mundësohet në nivel leximi, regjistrim të barrës tatimore dhe lirim të saj dhe printimi përmes
ueb shërbimit, i cili është i qasshëm vetëm nga përdorues të autorizuar, me mundësi kërkimi për njësi
kadastrale (parcelë, ndërtesë dhe pjesë të ndërtesës) dhe për person.

ATK vazhdon të jetë e përkushtuar në zgjerimin e shërbimeve, të cilat minimizojnë procedurat e
komplikuara teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.