Gazetari dhe analisti politik, Milaim Zeka në emisionin n’Pikë në DTV, ka folur për takimin e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit që do të mbahet ditën e hënë në Bruksel.
Zeka thotë se Serbia nuk do të njohë shtetin e Kosovës.
Ai pohon se Serbisë as nuk po i kërkohet njohje nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
Sipas tij Serbia mund ta njeh Kosovën pas 20 viteve.
Edhe analistja Afërdita Maliqi thotë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën në këto rrethana që jemi aktualisht.
Ajo shton se nuk ka as dritë në fund të tunelit.
Madje sipas saj ndërkombëtarët as nuk po e përmendin këtë.