Theret me thikë një i mitur te shkolla e mjekësisë në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës së mesme të mjekësisë ‘Elena Gjika’ në Ferizaj, ku ka ndodhur një përleshje dhe si pasojë një person i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes me thikë.

Burimet e DTV brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me plagë të dukshme të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë dhe pas dhënies së ndihmës së parë, ai është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion disa persona të cilët mund të kenë informacione lihur me atë se çfarë ka ndodhur.

Personi i dyshuar ende nuk është identifikuar, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në kapjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

DTV do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.