Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se për dy vite të qeverisjes së tij, nuk ka pasur asnjë skandal, raporton DTV.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka përmendur skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, ryshfetin me grante të zëvendësministrit të Zvillimit Rajonal dhe kapjen e Bordeve e televizionit publik.
Ndër të tjerash, Krasniqi e ka quajtur mashtrues Kurtin.
Postimi i plotë i saj.
Kryeministri Kurti paska deklaruar sot se në 2 vitet e qeverisjes së tij nuk ka ndodhur asnje skandal.
Mashtrues i llojit të vet!
REALITETI: 2 vjet Qeverisja Kurti – Skandale, nepotizëm, dështim, kthim mbrapa, zhgënjim e çka jo tjetër.
⚫ Skandali Martingate! – Afera më e madhe korruptive është ajo e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë z. Martin Berishaj.
⚫ E kapen RTK-në, BQK-në, Bordet e Ndërmjarreve Publike, etj..
⚫ Detyruan mijëra të rinjë e të reja të braktisin vendin, pa shpresë për ditë më të mira, në mesin e tyre edhe policë, mjekë, ushtarë
⚫ Ryshfet me grante nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal
⚫ Shënuan rekord të importit të mallrave nga Serbia në 371 milion euro në vit!
⚫ Shtrenjtim 100% i energjisë elektrike
⚫ Shtrenjtuan produktet bazike prej 50%
⚫️ E mbyllur për media dhe përçarëse
⚫ Nuk e ndërtuan asnjë çerdhe
⚫ Nuk e ndërtuan asnjë banesë për çiftet e reja, por vetëm e rriten tatimin në pronë
⚫ Nuk filluan punimet në asfaltim, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë e Podujevë
⚫ Nuk e sollen asnjë njohje të re të Pavarësisë së Kosovës
⚫ Nuk ndodhi asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare…
Dështimi dhe skandalet do të vazhdojnë të thellohen në ditët në vijim, me qeverinë Kurthi!