//

Tre librat që e çuan Will Smithin drejt suksesit

“Madhështia ekziston tek të gjithë ne” – Will Smith

E mbani mend yllin e “Fresh Prince of Bel-Air”? Shumica prej nesh po. Është një nga ato serialet klasike që të gjithë do të donim ta shikonim vazhdimisht.

Will Smith është ylli televiziv, të cilin së fundi e kemi parë teksa performonte përkrah shqiptares Era Istrefi dhe Nicky Jam në Kupën e Botës.

Nga instalimi i frigoriferëve në një supermarket për t’u bërë një nga aktorët më të njohur të kohës sonë, është e sigurtë të thuhet se Smith e di se çfarë duhet për të arritur ëndrrat. Në fakt, ai deklaroi gjatë një fjalimi në ndarjen e çmimeve se dy çelësat e suksesit janë “vrapi dhe leximi”.

Ne do të anashkalojmë pjesën e parë, e ndërsa për leximin BusinessMag ju sjell në këtë artikull 3 librat që Will Smith beson fuqimisht se kanë ndryshuar jetën e tij. Ndoshta ata do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për ju.

1. Alkimisti nga Paulo Coelho

Pak libra mund ta ndryshojnë përgjithmonë jetën tuaj, por ky libër është provuar të jetë një prej tyre. Alkimisti është një fabul e këndshme që ndjek udhëtimin aventuresk të një bariu duke luajtur me nocionin se kur doni diçka në jetë, universi do të komplotojë për t’ju ndihmuar ta arrini atë.

Kjo histori frymëzuese kishte një ndikim të thellë tek Will Smith, i cili e ka cilësuar vazhdimisht atë si librin e tij të preferuar të të gjitha kohërave. Në një intervistë për Tavis Smiley Show, Smith arriti në përfundimin se si libri magjik ndryshoi pikëpamjen e tij mbi jetën,

“Unë besoj se mund të krijoj çdo gjë që dua të krijoj. Ndihem shumë mirë që ne jemi pikërisht ata që zgjedhim të jemi.”

2. “Outliers: Historia e suksesit” nga Malcolm Gladwell

Ky është lloji i librit që ndryshon mënyrën se si ju e shihni veten dhe të tjerët. “Outliers: Historia e suksesit” është një enë e shkrirjes së fakteve, anekdotave dhe një histori simpatike ku autori gërmon thellë në arsyet e vërteta pse njerëzit më të suksesshëm (outliers) janë aq të ndryshëm.

Në USA Today, Will Smith vuri në dukje një fjali të këtij libri, “Po lexoja Outliers të Malcolm Gladwell dhe ai flet për konceptin prej 10,000 orësh. Pra ju nuk shkoni në asnjë nivel mjeshtërie pa bërë 10,000 orë.”

Shikimi i Will Smith në ekran për disa minuta është provë e mjaftueshme se ai e ka arritur këtë nivel mjeshtërie. Po ju a i keni përfunduar 10.000 orët duke bërë atë që doni? Nëse jo, çfarë po ju ndalon?

3. “Baba i pasur, Baba i varfër” nga Robert T. Kiyosaki

Ky është libri që do të largojë mentalitetin tuaj dhe do të ndryshojë mënyrën se si i shihni paratë dhe investimin.

Autori Kiyosaki detajon përvojën e tij personale me babanë e tij të vërtetë (i cili ishte i varfër) dhe babi i mikut të tij më të mirë (i cili ishte i pasur). Të dy burrat ndihmuan në formimin e perspektivës së tij mbi financat dhe e bënë atë të bëhet autori më i mirë dhe trajneri financiar që ai është sot.

Në një intervistë me Oprah, Smith pranoi se ai nuk ndalet duke menduar si një “njeri i varfër” dhe ende shqetësohet për të ardhmen e tij financiare. Ndërsa djemtë e tij, të cilët janë duke jetuar një jetë luksoze, duhet të përjetojnë një “mendim të klasës së mesme”. Për t’u dhënë atyre një perspektivë të ndryshme, ai i kërkoi bijve të tij të lexonin “Baba i pasur, Baba i varfër” që të përfitonin një kuptim më të mirë mbi paratë.

Cila është marrëdhënia juaj me paratë? A jeni një skllav i punës dhe pagesave, apo po i bëni paratë që të funksionojnë për ju?

Pse duhet t’i lexoni edhe ju këto libra?

Këto tre libra lanë një shenjë të përhershme tek Will Smith për një arsye.

“Alkimisti” mund t’ju mësojë rëndësinë që kurrë të mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. “Outliers” mund t’ju tregojë një botë krejt të re ku suksesi është brenda mundësive tuaja. “Babai i pasur, Baba i varfër” mund të fusë një ndërgjegje financiare që udhëzon investimet tuaja në të ardhmen.

Këto tre gjëra ndoshta nuk janë çdo gjë që ju nevojiten për të arritur sukses, por ato janë një fillim solid. Ju nuk do ta dini nëse nuk e provoni.

“Madhështia ekziston tek të gjithë ne”, është një nga thëniet e njohura motivuese të aktorit.

Në një thënie tjetër, ai e ka shpjeguar më tej idenë pse gjithkush mund të jetë madhështor.

“MADHËSHTIA nuk është kjo veçori e mrekullueshme, ezoterike, e pakapshme, hyjnore që vetëm të veçantët mes nesh do ta shijojnë ndonjëherë. Është diçka që vërtet EKZISTON TE TË GJITHË NE”, citohet të ketë thënë Smith.

Leave a Reply

Your email address will not be published.