MPB: Situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.

Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton se do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës.

“Ju njoftojmë se, qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.