Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin, Xiaoqing Yu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, e cila shoqërohej nga Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së BB-së për Kosovë.

Kryetari Konjufca, me këtë rast, shprehu mirënjohje për kontributin që Banka Botërore ka dhënë ndër vite për Republikën e Kosovës, në mënyrë të veçantë për rimëkëmbjen dhe ngritjen e kapaciteteve socio-ekonomike përmes projekteve zhvillimore të mbështetura deri më tani.

Në takim po ashtu u shkëmbyen pikëpamje për perspektivën ekonomike, marrëveshjen për përkrahjen e reformës për skemën sociale dhe projekte tjera thelbësore me interes për vendin, si dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.