Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka bërë të ditur se BE dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e rrjetit hekurudhor që do të lidh Beogradin me Nishin.
Zyrtari evropian ka shkruar se ky është një prej projekteve më të mëdha të transportit që do ta lidh Serbinë me bashkimin Evropian.
Ndërkohë presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se BE-ja i ka dhuruar Serbisë një grant prej 600 milionë eurove për ndërtimin e një pjese të hekurudhës me shpejtësi shumë të madhe. E gjithë rruga do të zgjas më pak se dy orë.
Kreu i shtetit serb ka thënë se ky është një nga projektet më të mëdha që është futur Serbia e që i afrohet shifrës 3 miliardë euro.
“Ne po flasim për një nga projektet më të mëdha që Serbia ka hyrë ndonjëherë, me vlerë 2.775 miliardë euro,” ka thënë sot Vucic
Ai ka dekalruar se kur bëhet fjalë për hekurudhat “në 10 vitet e ardhshme, Serbia do të përpiqet jo vetëm të jetë më e mira në rajon, por edhe për të mbajtur ritmin me vendet e zhvilluara evropiane”.