41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë

41 nënoficerë të FSK-së janë certifikuar suksesshëm si liderë luftarakë.

Kështu ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Sipas tij, programi mësimor i kursit për “lider luftarak” është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga ushtria e SHBA-së.

“Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë. Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.