/

Fjolla Morina shfaqet në gjendje të rënduar emocionale dhe qan para ndjekësve

Këngëtarja Fjolla Morina është lajmëruar pas shumë kohësh në rrjetet sociale.

Të mërkurën ajo hyri në Instagram për një lidhje direkte me fansat e saj, ku foli mbi mungesën e saj në skenë dhe rrjetet sociale gjatë këtyre muajve.

Morina tha se ka kaluar disa kohë të vështira në jetën e saj, por që tashmë e ka rimarrë veten nga sfidat e mëdha me të cilat është përballur.

Në një moment, Fjolla shpërfaqi anën e saj emocionale duke mos i mbajtur dot lotët, teksa rrëfente problemet që e goditën muajve të fundit.

image 4

Kujtojmë që këngëtarja Morina ka pasur shumë probleme viteve të fundit, duke u nisur nga arrestimi i saj i famshëm në kufirin Kosovë-Shqipëri si dhe ndarja me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.

Madje nga disa incizime të publikuara një vit më parë, u konfirmua se Fjolla kishte qenë edhe në pritje të një fëmije me Fisnikun dhe kishte pësuar abort.

Pavarësisht të gjitha, Fjolla gjeti mbështetje te ndjekësit e saj të shumtë gjatë lidhjes direkte në Instagram, shumë prej të cilëve i dhanë kurajë për të vazhduar përpara

Leave a Reply

Your email address will not be published.