Kurtit i duhet të shkojë në ora 16:00: Nëse jeni të interesuar më pritni se vij në ora 22:00 e debatojmë deri në mëngjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për shkak të agjendës së tij, detyrohet ta lëshojë seancën në ora 16:00. Ai me këtë rast ka kërkuar mirëkuptim, ndërsa ka thënë se nëse opozita është e interesuar për debat ai mund të vijë në orët e mbrëmjes, raporton DTV.

Mua në orën 16:00 më duhet të shkojë dhe për këtë ju ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar (Mimoza Kusari), por nëse jeni të interesuar për ta vazhduar këtë debat, më pritni e kthehem në orën 22:00 e debatojmë deri në orën 07:00 të mëngjesit, atëherë kur e filloj punën”, u shpreh Kurti.

Kurti ka kritikuar opozitën për marrëveshjet e kaluara në dialogun me Serbinë në Bruksel, teksa ka thënë se është habitur me interesimin e madh të tyre lidhur me procesin e dialogut.

“Nuk e kam ditur që jeni kaq të interesuar, duke i pa marrëveshjet e kaluara që i keni nënshkruar”, u ka thënë Kurti, deputetëve të opozitës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.