Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se vazhdimi seancës për në ora 22 është i pamundur, pasi qytetarët nuk e shikojnë këtë seancë por “Big Brotherin”, raporton DTV.
“Normal që edhe ne e mbështesim me ardh në ora 22:00, por kjo është një hajgare e madhe që është duke ndodhur me këtë debat parlamentar. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës me u sjellë kështu, nuk e meriton një kryeministër me na lënë kështu dhe me ardh në ora 22, se në ora 22 nuk e kqyr askush se e kqyrin Big Brotherin”, u shpreh Tahiri.