/

U përurua këndi i xhudos në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së

UBT ka përuruar këndin e xhudos, tashmë të pozicionuar në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ku krahas hapësirave të tjera sportive që përfshin fitnesin, gjimnastikën, këndin e pingpongut, edhe këndi i xhudos do të plotësojë ekosistemin inovativ të UBT-së.

Në përurimin e këndit të xhudos, në prani të trajnerit më të mirë në botë në xhudo, Driton Kuka dhe kampionës së parë olimpike në Kosovë, Majlinda Kelmendi, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi theksoi rëndësinë e madhe që ka ky kënd për studentët e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, si dhe për studentët e tjerë të UBT-së.

Dyshekët e këndit të xhudos janë dhuruar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, e që tashmë do të jenë në dispozicion të studentëve të UBT-së, të cilët do të marrin mësime rreth këtij sporti nga ekspertët dhe profesionistët më të mirë që ka fusha e xhudos, specifikisht nga kampionë olimpik e botëror.

UBT me zhvillimin e Fakultetit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes synon që studentëve dhe të rinjve t’u sjell një qasje komplet tjetër për sa i përket fushës së sportit, shëndetit dhe lëvizjes, përmes një kurrikule të bazuar në universitetet më prestigjioze në botë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.