Gjashtë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Para gjashtë vjetësh në Prishtinë ishte mbajtur protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes peng të Ramush Haradinajt në Francë.

Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës është Haradinaj, ndërsa ishte përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ish-kryeministri Haradinaj ishte ndaluar më 4 janar 2017 nga policia franceze, për shkak të fletarrestit nga Serbia për kinse krime lufte, gjë e cila kishte çuar në protesta të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare dhe qytetet e mëdha evropiane.

Ramush Haradinaj ishte lirua nga gjykata franceze e Colmar, më 27 prill 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published.