Emisioni n’Pikë, në DTV, këtë javë ka diskutuar seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtuar deri në orët e vona të natës.
Mysafirët e emisionit, Adërdita Maliqi dhe Milaim Zeka e kanë komentuar këtë.
Zeka thotë se Albin Kurti është nana, baba, tezja, kusherina dhe halla e manipulimit.
Këto fjalë Zeka i tha pasi komentoi një deklaratë të kryeministrit.
Sipas tij, Kurti është shprehur se ‘Unë nuk thomë Bac u kry, por Bac nuk u kry’.
Ai thotë se më herët është manipuluar emri i Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës për vota.
Sipas tij, tash Kurti po manipulbon me Adem Jashari duke thënë ‘Bac nuk u kyr’.