Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, gjatë paraqitjes së saj përmes telefonit, zonja Musliu ka bërë një pretendim të çuditshëm, duke thënë se Qeveria Kurti, ua ka ndalur ujin e pijes një rajoni si Drenica.
“Një qeveri që ia ndalon ujin e pijes një rajoni si Drenica nuk mund të mbrohet. E drejta për ujë është e drejtë elementare. Kjo qeveri nëse për atë zotëri mund të jetë folklorizëm, për qytetarët e Drenicës është jetë dhe e ka nxjerr nga projekt-buxheti i kaluar dhe këtij viti. Ganimete Musliu nuk ka nevojë me mbrojt askush, por mendoni për vajzat e juaja se në çfarë mentaliteti po i rritni.” – deklaroi zonja Musliu.