Statovci: Shoqata “Jeta” arriti t’i socializojë gratë dhe vajzat e mbijetuara nga lufta

KFOR-i italian ka dhënë donacion shoqatës së gruas “Jeta” në Deçan. Ky donacion ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve profesionale për gratë dhe vajzat. Me këtë rast, deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se kjo shoqatë e themeluar në vitin 2005, ka synim socializimin e grave dhe vajzave të mbijetuara nga lufta.

Kjo shoqatë, që nga themelimi dhe përgjatë viteve të funksionimit të saj, kishte arritur, që rreth 5000 gra t’i aftësoj në fusha të ndryshme si, në floktari, rrobaqepësi, bletari dhe menaxhim biznesi, ku sot dhjetëra prej tyre, kishin arritur që të jenë gra shumë të suksesshme në bizneset e tyre në këtë komunë.

“Shoqata e gruas ‘Jeta’ në Deçan e themeluar që nga viti 2005, përveç synimit të saj primarë –  socializimin e grave dhe vajzave të mbijetuara nga lufta në këtë anë të Kosovës, ajo, kishte edhe si synim kryesor, aftësimin e tyre në zeje të ndryshme për t’i ndihmuar, që ato një ditë të kenë edhe pavarësim financiare për të ndihmuar vetën dhe familjet e tyre. Kjo shoqatë, që nga themelimi dhe përgjatë viteve të funksionimit të saj, kishte arritur, që rreth 5000 gra t’i aftësoj në fusha të ndryshme si, në floktari, rrobaqepësi, bletari dhe menaxhim biznesi, ku sot dhjetëra prej tyre, kishin arritur që të jenë gra shumë të suksesshme në bizneset e tyre në këtë komunë”, ka shkruar ajo.

Sipas Statovci, sfidat dhe vështirësitë më të cilat ishte përballur dhe vazhdimisht përballej kjo shoqatë, ishin të shumta dhe nga më të ndryshmet, mirëpo dhe me mundësi përplot për të bërë shumë për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror.

“Znj. Gacaferri na tregoj se, mbështetjen e kishin gjetur gjithmonë nga KFOR-i dhe ambasadat e huaja të akredituara në Kosovë, por unë, si deputete e Parlamentit të Kosovës e sigurova që, edhe mbështetja institucionale, nuk do t’ju mungoj asnjëherë! Dhe kjo, duke pasur parasysh edhe faktin se, njëri nga zotimet dhe premtimet tona drejtuar elektoratit të Republikës së Kosovës para zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, ishte pikërisht gatishmëria që, fokusi për përkrahjen e grave si pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, do të jetë me theks të një rëndësie shumë të veçantë për ne”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.