Dhuna e trashëgimia pronësore, disa nga sfidat që përballen gratë në Kosovë

Dhuna ndaj grave e trashëgimia pronësore, janë disa nga problemet që duhet adresuar sipas Ilire Zajmit. Ajo ka thënë se dhuna ndaj grave si fenomen nuk po luftohet sa duhet, gjë që fajtor i bënë institucionet, raporton DTV.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi, DTV ka pyetur disa gra se sa po respektohen të drejtat e tyre. Disa shprehen të kënaqura e disa kërkojnë që dhuna të luftohet. Krahas kësaj të fundit, Ilire Zajmi shprehet e indinjuar edhe me problemin për zgjidhjen e trashëgimisë pronësore.

“Faktikisht ngjarjet si në Kosovës ashtu edhe në Shqipëri, tregon që gruaja akoma mbetet viktimë, sidomos e dhunës në familje. Këtë e tregojnë edhe shifrat e larta të vrasjes por edhe çështja e trashëgimisë apo e pronës është një problem në vete i cili është trashëguar gjeneratë pas gjenerate dhe është punuar pak në këtë drejtim por që akoma ka shumë probleme. Kjo ditë le të jetë një lloj proteste që shoqëria të vetëdijesohet për ngritjen e zërit për të zgjidhur këto probleme”, tha qytetarja Ilire Zajmi.

E disa gra tjera, konsiderojnë që të drejtat e tyre po respektohen.

“Po respektohet, si kemi qenë më herët, tash është shumë më mirë”, u shpreh Bedrie Krasniqi, teksa uroi për më shumë fat për gratë në Kosovë.

“Secili pas dëshirës së tij e feston, ne kemi ardh me festu në qendër”, tha qytetarja Selvete Deliu

Leave a Reply

Your email address will not be published.