/

Ekipi i Kosovës në pritje të vizave për kampionatin botëror në Indi

Boksierët e Kosovës përseri po hasin në probleme për pjesëmarrjën në kampionate botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Federata e boksit qysh nga muaji janar ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror I cili do të mbahet me datë 14-26 Mars 2023 në  New Dehli-Indi.

Edhe pse Komiteti Olimpik i Indisë dhe Federata e Boksit e Indis në  bashkëpunim me Asociacionin ndërkombetar të Boksit –IBA kan dërguar kerkesën në MPJI për paisjen me visa për ekipen e Kosovës dhe janë duke pritur përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë ,ku në këtë proces është e angazhuar Ministria e Sportit dhe  Ministria e punëve të jashtme  e Kosovës.

Edhe pse ditët po afrohen dhe me 13 Mars ekipa e Kosovës është e paraparë të udhëtojë ,ne jemi duke  pritur një përgjigje pozitive .

Kosova në këtë kampionat botëror do të përfaqësohet me boksieren 60kg Donjeta Sadiku ku jemi të bindur qe edhe nga ky  kampionat Donjeta do të sjell medalje.

Duhet cekur qe sheteti i Indis ka refuzuar pjesëmarrjen e boksieres tonë në dy kampionate boterore 2018-2019 .

Federata Ndërkombëtare IBA ka konfirmuar se përsëri do të ketë një fond shpërblimi prej 2.4 milionë dollarë që do të shpërndahen medalistëve të të gjitha  kategorive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.