Në emisionin n’Pikë në DTV, këtë javë është diskutuar për Prekazin, Epopenë e UÇK-së dhe familjen Jashari.
Në këtë emision mysafir ishin Afërdita Maliqi dhe gazetari Milaim Zeka.
Zeka duke folur për familjen Jashari e ka përmendur edhe presidentin Ibrahim Rugova.
Zeka thotë se Adem Jashari ka dal me prit Ibrahim Rugovën në Tiranë.
Ai thotë se grupet e para që kanë shku me ushtru në Shqipëri janë shku me firmë të Ramiz Alisë dhe degës së LDK-së në Gjermani me në krye Hafiz Gagica.
Zeka tutje shprehet se Adem Jashari pastaj e ka pa që LDK-ja po don me vazhdu me konferenca, në vitin 1995 iu ka bashkëngjitë Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Ai shton se LPK-ja e ka krijuar UÇK-në.