Miratohet projektligji që rregullon çmimet e barnave

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën projektligjin për çmimet e produkteve medicinale, që parasheh rregullimin e çmimeve të ilaçeve në vend, e që sipas kryeministrit Albin Kurti, do të kursejë mjete të shumta të qytetarëve, raporton DTV.

Kurti e quajti të rëndësishëm këtë Projektligj, teksa tha se nëpërmjet këtij ligji, Kosova do të ketë ndër çmimet më të lira të barnave.

“Ky projektligj do të kursej shumë gjepat e qytetarëve do t’i mbrojë qytetarët nga çmimet e larta. Me këtë ligj do të kemi çmime më të ultë të barnave”, tha Kurti.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky projektligj do t’i bëjë çmimet e barnave më të përballueshme për qytetarët.

Sipas tij me këtë projektligj në secilën barnatore çmimet e barnave do të jenë të njëjta.

“Vetëm për informacion në gjithë Evropën vetëm dy shtete nuk e kanë pasur këtë ligj. Projektligji që ne po e propozojmë rregullon çmimin e produkteve medicionale. Projektligji ka për qëllim që barnat të jenë të përballueshëm dhe çmimi i një bari do të jetë njësoj në çdo barnatore”, tha Vitia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.