Oda Ekonomike e Kosovës përmes një postimi në facebook, ka thënë se pjesa më e madhe e stafit të saj përbëhet nga femrat, që sipas tyre janë të mrekullueshme si nga ana profesionale ashtu edhe njerëzore.
Sipas tyre OEK nuk do të mund të kishte suksese kaq të mëdha pa ato, në rrugëtimin e saj të gjatë e me plot sfida.
Postimi i Plotë:
Festa e gruas, është në stinën e pranverës, në stinën e bukur!
Keni forcën e madhe brenda jush, të luftoni sfidat e jetës. Të luftoni për familjen, për fëmijët tuaj, të luftoni kundër fatkeqësive, kundër sëmundjeve të tmerrshme dhe kundër fenomeneve të këqija shoqërore.
Jemi me fat që Oda Ekonomike e Kosovës pjesën më të madhe të stafit të saj e ka të përbërë nga femra të mrekullueshme si nga ana profesionale ashtu edhe njerëzore. OEK nuk do të mund të kishte suksese kaq të mëdha pa ato, në rrugëtimin e saj të gjatë e me plot sfida.
Gëzuar 8 Marsin, të gjitha femrave dhe paçi gjithmonë pranverë në jetët tuaja.