Pezullohet nga puna zyrtari në SHKK, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se ka pezulluar nga puna zyrtarin, Sh.G.

SHKK njofton se i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.