Specialja i përdor si provë dokumentet e gjetura gjatë bastisjeve në shtëpinë e Fatmir Limajt

Prokuroria e Speciales në Hagë ka shtuar në listën e dëshmive edhe materiale tjera që ndërlidhen me 40 dëshmitarët e parë që synon t’i thërrasë në gjyqin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një parashtresë diku rreth 22 faqëshe, janë përmendur edhe ish-komandantë të tjerë të UÇK-së që kanë kaluar nëpër procese gjyqësore si të akuzuar për krime lufte, përfshirë këtu Fatmir Limajn e Haradin Balën.

Për çka përmendet Haradin Balaj?

Haradin Bala ishte dënuar me 13 vite heqje lirie nga Tribunali Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë. Bala, ishte akuzuar e më pas dënuar për krime lufte të kryera në të ashtuquajturën “Qendër të Ndalimit në Llapushnik”.

Prokuroria e Specializuar në parashtresën e saj, Balën e quan autor të dyshuar të krimeve në Llapushnik.

Ata përmendin një certifikatë të nënshkruar nga komandanti i Brigadës 314 e cila dëshmon se Bala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga prilli i 1998-ës, deri në shtator të 1999-ës.

“T-03-66 P9 është një certifikatë e nënshkruar nga komandanti i Brigadës 314 në 5 nëntor 1999, duke treguar se Haradin Balaj ishte anëtar i UÇK-së nga 8 Prill 1998 deri më 19 Shtator 1999. Haradin Balaj është një autor i dyshuar i krimeve në Llapushnik/Lapušnik, objekti i ndalimit, në pranverë/verë 1998. Artikulli i propozuar u zbulua sipas Rregullës 102 (3) 114 dhe rëndësia e tij është nxitur gjatë shqyrtimeve të fundit të zbulimit. Dokumenti është pra i mjaftueshëm i rëndësishëm dhe në këtë fazë, nuk do të shkaktojë paragjykim të padrejtë për mbrojtjen”, thotë Prokuroria e Specializuar.

Materialet e gjetura në shtëpinë e Fatmir Limajt, provë për Prokurorinë e Speciales

Specialja thotë se ka edhe materiale që janë marrë nga shtëpia e komandant “Çelikut”. Këto dokumente, duket të jenë sekuestruar gjatë bastisjeve në vitet e shkuara.

Prokuroria thotë se këto dokumente demonstrojnë një organizim brenda UÇK-së, që bazohej në autoritet të Shtabit të Përgjithshëm.

Tutje, organi i akuzës thotë se këto dokumente i përkasin policisë ushtarake të UÇK-së.

“U003-3354-U003-3358 përbëhet nga pesë faqe të regjistrave të personelit të policisë ushtarake bashkëkohore të UÇK, të cilat u kapën në shtëpinë e Fatmir Limajt. Dokumenti u zbulua më parë sipas Rregullës 102 (3) 116 dhe ishte vetëm në kontekstin e përgatitjeve të fundit të gjykimit që rëndësia e tij u rivlerësua. U003-3354-U003-3358 demonstron organizim brenda UÇK-së dhe përpjekje nga anëtarët e pretenduar të NPK-së për të zbatuar autoritetin e stafit të përgjithshëm. Prandaj, dokumenti ka një rëndësi të mjaftueshme dhe për shkak të natyrës dhe fushëveprimit të tij të kufizuar, asnjë paragjykim i padrejtë nuk është shkaktuar nga mbrojtja”, thotë Prokuroria.

Përveç të lartëpërmendurave, Prokuroria ka evidentuar edhe materiale tjera që thotë se janë të rëndësishme të jenë në Listën e Provave.

Këto materiale, sipas Prokurorisë janë lënë jashtë nga gjyqtari i Procedurës Paraprake dhe tani është e rëndësishme që ato të pranohen nga Paneli i Trupit Gjykues

Leave a Reply

Your email address will not be published.