Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte shkuar tek bashkëshortja e tij dhe i kishte thënë se do ta largojë nga shtëpia edhe përkundër se bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtës, pas një rasti të mëhershëm dhunë në familje.
Rasti sipas Policisë, ka ndodhur në Prizren të mërkurën, rreth orës 12:00.
Policia tregoi se rasti është iniciuar si ‘mos-përfillje e urdhrit mbrojtës’, trasnmeton DTV.
“I dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.