VV-ja me postim lavdërues, pretendon se mjeku specialist në Kosovë paguhet më së shumti në rajon

Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet dhe më e madhja në Kosovë, ka bërë një postim, në të cilin ka pretenduar se mjekët specialist në Kosovë paguhen më së miri në rajon.

Madje, ata kanë bërë edhe një grafikon, që përkrah këtë pretendim.

Në postimin e VV-së, thuhet se me ligjin e ri për paga, punëtorët shëndetësor po marrin trajmtim të dinjitetshëm.

“Me ligjin e ri për paga gradualisht punëtorët shëndetësor po marrin një trajtim të dinjtetshëm. Dje, po ashtu në Qeveri u miratua projektligji për çmimin e produkteve medicinale për barna me çmim unik dhe të përballueshëm. Ndërkaq, edhe shumë ligje të tjera që do të vijnë në kuadër të reformës së thellë në këtë sektor do të ndryshojnë rrënjësisht shëndetin e shëndetësinë publike.” – thuhet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.